Ganimete Musliu: Vetëvendosje është në krizë sivjet, sepse nuk ju ka mbetur farefis për dasma
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se partia e Albin Kurtit ka thyer çdo premtim ndaj qytetarëve.
Ajo në një intervistë dhënë për Reporteri.net thotë se Vetëvendosje ka instaluar një klimë përndjekëse politike e cila është bërë e padurueshme.
“Duhet ta keni parasysh që VV-ja është në krizë sivjet, sepse nuk ju ka mbetur farefis për dasma”, ka thënë ajo.
Musliu më tej ka thënë se partia e saj, PDK-ja është e gatshme çdoherë për zgjedhje të reja sepse para qytetarëve mund të del ballëlartë.
“Sa i përket rezultatit PDK e meriton të kthehet në krye të shtetit sepse të tjerët e kanë dëshmuar se nuk ja dalin”, ka deklaruar ajo.