Ganimete Musliu tregon kush u harrua nga konferenca e Albin Kurtit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar me konferencën e sotme të kryeministrit Albin Kurti.
Shefi i ekzekutivit sot para mediave foli për atë që ai e ka cilësuar marrëveshje sekrete të ish-kryeministrit Hashim Thaçi me NATO’n, për veriun e vendit.
Musliu me këtë rast ka kujtuar një konferencë bizare të ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihajt, i cili kishte deklaruar se kishte zbuluar fisin e kalashëve, mes Afganistanit e Pakistanit, për të cilët kishte thënë se janë shqiptarë.
‘’Eu bre, ra konferenca e Albinit e u harrua konferenca e Adem Salihajt’’, ka shkruar Musliu në Facebook.