Gafa e Suarezit, kërkoi penallti pasi portieri preku topin me dorë (Video)
Uruguai fitoi 1-0 ndaj Kilit, ku përcaktues ishte goli i Edinson Cavani, që i dha kualifikimin për në çerekfinale.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Luis Suarez, i cili në minutën 23’ të pjesës së parë pati një shans të artë për të shënuar, por në tentativë për të shmangur portierin u largua shumë nga porta.
Gjithsesi sulmuesi i Barcelonës arriti të mbajë topin brenda loje, por në tentativë për të pasur për tek shokët e skuadrës, portieri i hidhet para dhe ia ndal topin me dorë duke e nxjerrë në këndore.
Në këtë moment regjistrohet edhe momenti gazmor kur Suarez ngre duart lart dhe i kërkon arbitrit penallti për prekje të topit me dorë, duke harruar që ai që e preku ishte portieri dhe ishte brenda zone. /FaktePlus
There is only 1 player in the world who would appeal for a handball against the goalkeeper: Luis Suarez pic.twitter.com/BWk9UlbCqI
— John Kokkoris (@jKokkoris8) June 24, 2019