Gabon Man City, arrin vetëm një pikë përballë Southamptonit
Manchester City ka bërë një tjetër gabim në Premierligë.
“Citizens” nuk arritën më shumë se një pikë përballë Southamptonit në “Etihad Stadium”, duke u ndalur me rezultat 0:0.
Vendasit tentuan të shënonin golin e fitores, por nuk e arritën dot.
Kështu, ekipi i udhëhequr nga Guardiola arrin në kuotën e 10 pikëve dhe vendoset në pozitën e dytë, tri pikë prapa Liverpoolit.
Në anën tjetër, Southamptoni mbetet i 15-ti me katër pikë gjithsej.