Gabimisht i dërgon të dashurit mesazhin që kishte për shoqen, me pas vret vetën! (Foto)
I dërgoi gabimisht të dashurit mesazhin që kishte për shoqen, vajza ndërmerr vendimin tragjik. Disa njerëz i ekzagjerojnë problemet e jetës së përditshme më shumë se të tjerët. Ndonjëherë këta persona arrijnë deri aty sa presioni mendor i kaplon si qënie e i detyron të dëmtojnë veten.
Diçka e ngjashme i ndodhi një vajze të quajtur Charlotte.
Ajo i dha fund jetës pasi i dërgoi aksidentalisht një story Snapchati të dashurit të saj.
Charlotte do ia dërgonte storyn shoqes së saj të ngushtë ku i thoshte se e kishte tradhtuar të dashurin e saj natën e kaluar me një tjetër djalë dhe ndihej shumë në faj po t’ia thoshte.
Vajza regjistroi zërin e saj dhe ia dërgoi të dashurit. Ai e dëgjoi dhe adoleshentja filloi t’i shpjegonte se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht pasi kishte qenë e dehur.
Më pas ajo i dërgoi një mesazh lamtumire dhe ai e nuhati se kishte diçka që nuk shkonte. Pasi i shkoi në shtëpi, ai e gjeti atë të varur në një pemë.