Futi veturën brenda kuzhinës që të mos ia merrte era
Patrick Eldridge nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dëshmoi gruas se vetura e tij Smart mund të parkohet brenda kuzhinës së tyre.
E gjitha nisi me një “bast” të lidhur mes çiftit kur filloi uragani Dorian dhe Patrick propozoi që veturën ta fuste brenda shtëpisë dhe gruaja e tij i tha se hapësira e kuzhinës nuk do ta zinte.
Për ta bindur bashkëshorten, ai i hapi të dy dyert e kuzhinës dhe e futi brenda veturën e tij Smart pa asnjë problem.
E gjithë kjo ndodhi për arsyen se frikësohej që era e fortë e uraganit do t’ia hidhte në erë.
Pas kësaj ndodhie, bashkëshortja, Jessica Eldridge, shpresonte që sa më shpejt të përfundonte uragani dhe t’i lirohej hapësira e kuzhinën, sepse përveç se i pengonte gjatë gatimit, ajo ka deklaruar se edhe qentë e saj po i qëndronin të hutuar.