Futbollistja kosovare e Realit realizon gola fantastikë në stërvitje
Kosovare Asllanit po i mungon me të madhe futbolli.
Futbollistja kosovare i ka postuar dy video në rrjetet sociale, duke e shfaqur aftësinë dhe saktësinë e saj.
Sulmuesja e ekipit CD Tacón, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid, shihet duke shënuar në stërvitje.
Ndërkohë, kampionati spanjoll i futbollit të femrave është anuluar dhe Kosovarja duhet të presë deri në fillimin e sezonit të ri.
“Futboll në mëngjes. Më ka marrë malli të luaj futboll. Deri atëherë, synoj të godas në qosh të portës”, ka shkruar përfaqësuesja suedeze në Instagram.