Futbollisti i Chelseas huazohet tek ekipi i Hadërgjonajt
Futbollisti i Chelseas, Danny Drinkwater është larguar nga “Stamford Bridge”.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili tha se ai është larguar në formë huazimi.
Ai do t’i bashkohet klubit të Kasimpasas deri në fund të këtij sezoni.
Te Kasimpasa luan edhe futbollisti kosovar, Florent Hadërgjonaj.