Futbollistët që hoqën dorë nga kombëtarja për shkak të Panuccit
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.
Njoftimi i plotë
E falënderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.
Panucci kishte probleme me disa lojtarë shqiptarë. Ai e largoi sulmuesin Sokol Cikalleshi derisa edhe portierin Thomas Strakosha e dëboi nga ekipi së fundmi. Arsyet ishin vonesat e tyre për një ditë në grumbullimet e Kombëtares.
E injoroi edhe kapitenin Ansi Agolli duke mos e ftuar në disa ndeshje. Nga Kombëtarja hoqi dorë për shkak të Panuccit edhe mesfushori nga Kosova, Ermir Lenjani.