Fushë Kosova pritet të hyjë në karantinë
Komunave të karantinuara pritet tu bashkohet edhe Fushë Kosova.
Zëdhënësi i komunës, Ali Topalli, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ende nuk ka asgjë zyrtare mirëpo kjo nuk do të thotë që ditët në vijim nuk do të hyjnë.
Topalli ka shkruar se nëse vie deri te karantimi do të njoftoheni me kohë nëpëmjet faqes zyrtare të komunës.
Ky është postimi i plotë i Topallit:
Të Dashur Qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës:
Nga mbrëmë janë duke dalë informatat se komuna e Fushë Kosovës do të vendoset në karantinë për shkak të COVID-19.
Ju njoftojmë se ” Vendimin për të hy në karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Kryetarët e Komunave. Ne, si Fushë Kosovë, ende nuk jemi në karantinë por kjo nuk do të thot që nuk do të jemi. Nëse vie deri te karantinimi, ju do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të Komunës dhe Shtabit Komunal të Krizes.
Pa Panik !
Rrini në Shtëpi !
Ruajeni Shëndetin për veten dhe të tjerët !