Fushë Kosova i vendos kamerat në qytet, ja për sa para u dha tenderi
Komuna e Fushë Kosovës ditë më parë ka finalizuar nje tjetër tender me kontratë.
Këtë herë, kontrata ka të bëjë me vendosjen e kamerave për të rritur nivelin e sigurisë, në pikat kryesore të qytetit si dhe në Institucionet publike të Komunës.
Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 139.674,00 euro.
Tenderi në fjalë u është dhënë operatorëve ekonomik ENTERI SH.P.K.; N.T.SH. ARTECH ; TRIO TEK SH.P.K.
Vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar kap shifren 136.999,00 euro.