Fushata e veçantë e Haradinajt, me 8 shtator i nisi mbi 300 zotime të shkruara në adresa të ndryshme në Prishtinë
Por jo vetëm kaq. Çasja e tij është karakterizuar nga një formë e re e fushatës, e cila nuk është parë më herët nga kandidatët e tjerë.
Me datë 8 shtator, Daut Haradinaj, i ka nisur 300 zotime në adresa të ndryshme, duke filluar nga bashkësitë fetare, ambasadat e huaja në Prishtinë, federatat e organizatat sportive, odat ekonomike, të arkitektëve, avokatëve, e deri te qindra organizata joqeveritare dhe media të shkruara dhe televizive të Republikës së Kosovës.
Fushata vizuale e Haradinajt, është mbështetur nga një program i mirë dhe nga zotime të kujdesshme që i janë drejtuar kategorive të shumta në kryeqytet.
Për shembull, zotimi publik drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës ka pesë pikë kryesore, ku Haradinaj ngrit çështje specifike të cilave planifikon t’u përgjigjet me rastin e marrjes së pozitës së kryetarit të kryeqytetit.
Pika 1 e letrës së zotimit përmban premtimin e tij që t’i ndaj 500 euro për secilën lindje të re në Prishtinë, me qëllim të rritjes së natalitetit.
Pika 2 përmban premtimin që t’i ndajë 500 euro për familjet prishtinase me rastin e rasteve mortore.
Pika 3 përmban premtimin për themelimin e një zyre për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës.
Pika 4 ka të bëj me hapjen e kuzhinës për qytetarët e Prishtinës, si dhe pika 5 përmban premtimin për rregullimin e morgut te varrezat e Prishtinës në vlerë 50 mijë euro.
Të gjitha zotimet e tij, janë të strukturuara dhe të detajuara sikurse zotimi për BIK-un. Kjo është një formë e re e shprehjes së vullnetit të kandidatit për t’i zgjidhur problemet e shumta të grupeve të ndryshme shoqërore në Prishtinë.
Zotimet e Haradinajt, kanë ardhur pas analizave dhe hulumtimeve të mirëfillta.
Një qasje e tillë kreative, tash së fundmi ka nisur të kopjohet në formë dhe përmbajtje identike nga kundërkandidatët e Haradinajt. Edhe pse vonë, ata kanë nisur të shkruajnë zotime dhe t’i dërgojnë në adresa të ndryshme në Prishtinë.
Ndërkohë, kandidati për kryetar Daut Haradinaj, po e vazhdon fushatën dhe takimet me qytetarë anekënd Prishtinës.
Programi i tij zgjedhor prek secilën kategori, prandaj prishtinasit çdo ditë e më shumë po e mbështesin Haradinajn sepse te ai po e shohin guximin për vendimmarrje dhe programin e mire-menduar dhe përmbajtjesore.