Furrat, barnatoret dhe marketet nuk do të përkrahen nga Qeveria
Ministria e Financave dhe Transfereve ka reaguar për keqpërdoruesit potencial gjatë implementimit të masës 1.3 të pakos emergjente.
Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë shfrytëzuar këtë hapësirë, edhe pse nuk janë të ndikuar nga vendimet e qeverisë, të paktën jo në masën që arsyeton aplikimin për kompensim.
Aty njoftohet se ka edhe të tillë që kanë aplikuar gabimisht meqë nevojat e tyre është dashur të adresohen përmes masave tjera.
Aty është sqaruar se ndërmarrjet që operojnë në sektorët e tregtisë me pakicë (marketet ushqimore dhe supermarketet), farmacitë dhe furrat e bukës, nuk duhet të jenë pjesë e masës 3, meqë të njëjtat kanë operuar gjatë gjithë kohës.
Njoftimi i plotë:
̈ ̈̈
Me qëllim të vetëdijesimit të opinionit të gjerë ju njoftojmë se informata në vijim ka të bëjë me implementimin e masës 1.3 të Pakos emergjente dhe përmban informata të rëndësisë së veçantë.
Masa 1.3 synon mbështetjen e ndërmarrjeve vendore, përfshirë këtu edhe OJQ-të dhe të vetë-punësuarit, që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së aktivitetit të tyre për shkak të masave të ndërmarra me qëllim luftimin e pandemisë COVID 19.
Kjo masë assesi nuk nënkupton zëvendësim të obligimit privat për shlyerje të këtyre detyrimeve me atë publik në përgjithësi, por aplikohet vetëm për ndërmarrje në vështirësi.
Deri më sot, për përfitim nga kjo masë kanë aplikuar mbi 37.000 ndërmarrje, dhe totali i punëtorëve të përfshirë në këtë masë është 133.000 persona.
Fatkeqësisht një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë shfrytëzuar këtë hapësirë, edhe pse nuk janë të ndikuar nga vendimet e qeverisë, të paktën jo në masën që arsyeton aplikimin për kompensim. Ka edhe të tillë që kanë aplikuar gabimisht meqë nevojat e tyre është dashur të adresohen përmes masave tjera.
Prandaj Ministria e Financave dhe Transfereve njoftonë se:
Ndërmarrjet që operojnë në sektorët e tregtisë me pakicë (marketet ushqimore dhe supermarketet), farmacitë dhe furrat e bukës, nuk duhet të jenë pjesë e masës 3, meqë të njëjtat kanë operuar gjatë gjithë kohës. Në raste ekstreme, të njëjtat kanë mundur të aplikojnë për një përqindje të vogël të fuqisë punëtore, nëse dokumentojnë që segmente të caktuara të aktivitetit të tyre nuk kanë funksionuar (për shembull tekstili tek supermarketet).
Ndërmarrjet prodhuese dhe tjera të cilat e kanë vazhduar veprimtarinë gjatë gjithë kohës është dashur të aplikojnë vetëm në margjinë në rastet kur një pjesë e punëtorëve nuk ka mundur të punojë si rezultat i masave kufizuese.
Ndërmarrjet që ofrojnë shërbime për sektorin publik dhe janë kompensuar nga kontraktori nuk është dashur të jenë pjesë e masës së 3 meqë të njëjtat kanë operuar dhe janë kompensuar për shërbimet e ofruara. Aplikimi eventualisht mund të arsyetohet vetëm në rast se ndërmarrjet e njëjta ofrojnë shërbime edhe për sektorin privat dhe aty ka pas ulje të aktivitetit, por vetëm për atë pjesë dhe vetëm për ata punëtorë.
Secila ndërmarrje që e gjen veten në pikat 1 deri 4, duhet të jetë e vetëdijshme se ka kryer mashtrim të institucioneve publike duke tentuar të përfitojë pa të drejtë, edhe atë në momente kritike për vendin dhe shoqërinë. SI të tilla, këto ndërmarrje rekomandohet të tërheqin aplikimet e tyre menjëherë, dhe në rast se pagesat janë ekzekutuar, të njëjtat t’i kthejnë në arkën e shtetit. Të jenë të sigurta se secila kërkesë do të ri-trajtohet dhe për çdo keqpërdorim, krahas detyrimit për kthimin e shumave të keqpërdorura, do të aplikohen edhe dënime meritore.