Furnizimi me energji elektrike gjatë ditës së sotme ishte stabil dhe pa ndërprerje
KEDS gjatë ditës së sotme kishte mbi 1300 punëtorë të angazhuar në terren të cilët u siguruan që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil në qendrat e votimit anekënd vendit.
Krahas kësaj, KEDS kishte vënë në dispozicion në qendrat e votimit rreth 1000 bateri emergjente, të cilat ishin të gatshme të përdoreshin në rast nevoje.
Në dispozicion për qendrat e votimit ishin edhe 70 gjeneratorë mobil për tu shfrytëzuar në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve.
Gjatë tërë ditës së sotme, furnizimi me energji elektrike u monitorua në kohë reale përmes programit më të avancuar Kosovanet dhe sistemit për kontrollimin e nënstacioneve SCADA, i cili ofrojë të dhëna të detajuara për secilën situatë të krijuar në terren.