FSK-ja largon një mjet shpërthyes
Një person i nacionalitetit rom ka njoftuar se dje pasdite në një fushë në rrugën “Sylejman Kollari” në Rahovec ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Bëhet e ditur se me të marrë informatën njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt e ka tërhequr nga vendi i ngjarjes./FaktePlus