FSK bëhet me dy oficerë të artilerisë së rëndë të diplomuar në Turqi
Ushtria e Kosovës çdo ditë po kompletohet me kuadro profesionale ushtarake të shkolluara në shkollat dhe akademitë më të njohura në Republikën e Turqisë.
Prej sot Ushtrisë së Kosovës ju shtuan edhe dy oficerë të sapodiplomuar në Shkollën e Artilerisë në Polatlı të Turqisë.
Nëntoger Egzon Syla dhe Nëntoger Durim Behluli janë oficerët e parë të Ushtrisë së Kosovës të diplomuar në degën e Artilerisë së Rëndë. /FaktePlus