Frikë nga koronavirusi, 33-vjeçari në SHBA jetoi në aeroport për tre muaj
Aditya Udai Singh, 33 vjeç, u arrestua të shtunën në mëngjes dhe u akuzua për fshehjen në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe vjedhje të rreth 500 dollarë, konfirmoi departamenti i policisë i i Chicago-s.
Ai më pas pretendohet të ketë jetuar i fshehur në zonën e sigurisë së aeroportit deri në arrestimin e tij më 16 janar.
Singh u arrestua pasi dy punonjës të ‘United Airlines’ i kërkuan mjetin e identifikimit.
Ai u kishte treguar një distinktiv ID të aeroportit që i përkiste një menaxheri, i cili e kishte raportuar atë të humbur në fund të tetorit.
Avokatja e Shtetit, Kathleen Hagerty tha në gjykatë se Singh pretendoi të ishte “frikësuar të shkonte në shtëpi për shkak të Covid” dhe se udhëtarët e tjerë i kishin siguruar atij ushqim.