Frashër Krasniqi: PSD s’ka vota për qeverinë e re, por e ka diskursin e qartë ndaj Vetëvendosjes
Anëtari i Kryesisë i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka folur për kontributin që PSD do të jepte në një qeveri të ardhshme.
Krasniqi, në RTV Dukagjini ka thënë se PSD nuk ka vota në Kuvend për t’i dhënë koalicionit të ri qeverisë por sipas tij ka disa vlera që nuk i ka asnjë subjekt në Kosovë.
“PSD dallon me të tjerët në diskursin e saj politik dhe vlerat e saj të çarta në raport me të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Qeveria e ardhshme ka nevojë për PSD-në në dy aspekte: Lufta kundër krimit të organizuar korrupsionit, nepotizmit e disa dukurive tjera negative dhe më e rëndësishmja diskursi ynë i qartë anti-popullist dhe anti-autoritar në raport me pushtetin e tanishëm të Vetëvendosjes apo rrezikun potencial që mund t’i shfaqet Kosovës në të ardhmen”.
Anëtari i Kryesisë i Partisë Socialdemokrate thotë se PSD do të hynte në qeveri vetëm nëse u ofrohet hapësirë në çështjet e lartpërmendura e assesi vetëm për të pasur një dikaster.
“Po të kishte një ofertë formale dhe zyrtare për PSD-në ne do të kërkonim të dinim synimet e kësaj qeverie. Ku dëshirojmë ata të arrijnë”.
Krasniqi thotë se PSD pas zgjedhjeve të fundit ka vendosur të ketë politikë afatgjate në luftën kundër popullizmit në Kosovë.