Francezët në protesta: “Ne duam Trumpin”
Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar protestat në Francë kundër vendimit të presidentit Emmanuel Macron që ka vendosur rritje të çmimit të taksës për karburant.
Tash e katër javë francezët po dalin në rrugë kundër këtij vendimi, duke bërë protesta të dhunshme.
Gjatë ditës së sotme ajo që ka tërhequr vëmendjen tek protesta kanë qenë thirrjet: “NE DUAM TRUMPIN”.
Pas këtyre thirrjeve ka reaguar presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ku foli rreth gjendjes që po mbretëron në Francë dhe për thirrjet e protestuesve tha:” E dua Francën!”.
Thirrjet: “Ne Duam Trumpin” kishin bërë edhe protestuesit anglezë gjatë protestave të tyre këtë vit.