Franca vret liderin e Al Kaedës në Afrikë
Ushtria franceze bën me dije se ka vrarë gjatë një operacioni ushtarak liderin e organizatës terroriste Al Kaeda për Afrikën Veriore.
Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly deklaroi se terroristi Abdelmalek Droukdel u vra gjatë një operacioni të mirëorganizuar të trupave ushtarake në Mali.
Abdelmalek Droukdel, i cili ka drejtimin e Al Kaedës në veri të Afrikës dhe komandon dhe grupin JNIM, u vra së bashku me disa nga ndjekësit e tij besnikë.
“Vdekja e tij është një goditje e rëndë për grupet terroriste”, deklaroi ministrja Parly.