Franca shtrëngon masat për festat e fundvitit, mbyllen klubet e natës
Qeveria franceze ka vendosur për mbylljen e klubeve të natës për katër javët e ardhshme, për të reduktuar përhapjen e koronavirusit, gjatë festave të fundvitit.
Kryeministri Jean Castex ka njoftuar se do të dëmshpërblehen pronarët e klubeve të natës dhe diskotekave, si dhe kompanitë e eventeve.
Castex gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë kontaktet e tyre sociale, por sqaroi se aktualisht nuk ka asnjë arsye për vendosjen e shtetrrethimit.
Vala e pestë e pandemisë “kërkon masa të reja”, shpjegoi kryeministri francez, duke theksuar se numri i rasteve është ende i lartë, por situata është më e mirë krahasuar me vitin e kaluar, sepse janë vaksinuar 52 milionë francezë.