Franca regjistron mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus
Në Francë janë regjistruar 10.569 raste të reja me koronavirus të dielën, që është shifër më e ulët se një ditë më parë, kur u regjistruar 13.498, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Francë, raporton agjencia Reuters.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 12 për dallim nga 24 orë më parë, duke arritur në shifër totale 31.585. Numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus në Francë është 453.763.