Franca në situatë kritike me pandeminë
Franca është në një situatë pandemike kritike e goditur nga një valë e tretë që po përshkon Europën, ndërsa shtoi sot kontrollet mbi ndalimin e udhëtimit.
“Vala e tretë e COVID-19 po vazhdon të rritet në Francë, duke e vënë vendin në një situatë kritike”, tha kryeministrit Jean Castex.
Autoritetet franceze shtuan kontrollet në aeroporte dhe kufij rrugorë për të zbatuar ndalimin e udhëtimit.
Masat kufizuese tashmë në fuqi në 16 departamente, përfshirë Parisin dhe rajonin e tij, u shtrinë mesnatën e së premtes në tre departamente të tjera.
Në këto zona, udhëtimi mbi 10 km është i ndaluar pa përjashtim, siç janë daljet nga territori pa ndonjë arsye bindëse.
Në pjesën tjetër të vendit, një shtetrrethim është në fuqi nga ora 19:00 deri në orën 06:00.
Kudo, baret, restorantet, vendet kulturore vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.