Franca mbyll shkollat që ndodhen pranë Parisit, shkak koronavirusi
Franca ka mbyllur rreth 120 shkolla në zona me numrin më të madh të koronavirusit, raporton BBC.
Shkollat fillore dhe ato të mesme janë mbyllur në një zonë në veri të Parisit, ku kanë jetuar dy persona që kanë vdekur nga virusi.
Me mbylljen e këtyre shkollave janë prekur rreth 35 mijë nxënës, ka thënë ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer për televizionin LCI.