Franca mbyll 81 shkolla për shkak të COVID-19
Franca ka mbyllur 81 shkolla dhe dy mijë e 100 klasë për shkak të COVID-19 që prej nisjes së procesit mësimor në fillim të këtij muaji.
Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ka thënë se janë rreth një mijë e 200 nxënës që janë infektuar me këtë virus vetëm nga java e kaluar.
“Këto shifra mbesin të ulëta ende”, ka thënë Blanquer.
Sipas tij këto 81 shkolla paraqesin vetëm 0.13 përqind të totalit të të gjitha shkollave në mbarë vendin.