Franca kërkon dozën përforcuese të vaksinës për udhëtarët nga 15 janari
Një numër i destinacioneve turistike nëpër botë, janë duke i ndryshuar masat për turistët, nëse duan të hyjnë në vendet përkatëse, duke përfshirë këtu së fundmi Francën dhe Mauin.
Masat e reja janë ndërmarrë si pasojë e përhapjes me të madhe të variantit të ri të COVID-19, Omicron.
Duke nisur nga e shtuna, njerëzit që duan të hyjnë në Maui do të duhet të dëshmojnë dozën përforcuese, apo testin negativ për koronavirus, për të ngrënë në ambiente të mbyllura ose për të vizituar bare. Të njëjtat rregulla zbatohen për udhëtarët që planifikojnë të vizitojnë palestrat në Maui.
Ndërkaq, duke filluar nga 15 janari në Francë, të gjithë udhëtarët 18 vjeç e lart, duhet të tregojnë prova të një përforcuesi të vaksinës antiCOVID brenda pesë deri në shtatë muajsh pas marrjes së dozës së tyre të mëparshme, në mënyrë që të marrin një leje mjekësore franceze, një formë e një certifikate vaksinimi që lejon hyrje në muze, bare dhe më shumë.
Rregulla të ngjashme në lidhje me përforcuesit e COVID-19 u njoftuan së fundmi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Holandë.
Holanda ka njoftuar se të vetmet certifikata vaksinash që do të pranohen në fillim të shkurtit janë ato që tregojnë se një udhëtar ka marrë një vaksinë përforcuese.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, politika për përforcuesit e COVID-19 ndryshon shumë. Ndërsa të huajt dhe emigrantët që vizitojnë shtetin e Gjirit nuk do t’u kërkohet të marrin ndihmë, banorët e Dubait do të duhet të tregojnë prova të një përforcuesi COVID-19 nëse dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit.
Si pjesë e betejës kundër përhapjes së vazhdueshme, këtë javë Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve përditësoi rekomandimin e saj për përforcuesin e vaksinës Pfizer/BioNTech, për të përfshirë fëmijët e moshës 12-17 vjeç.