Franca i frikësohet ‘valës së tretë’, Parisi hyn në karantinë
Kryeqyteti francez pritet të hyjë në karantinim njëmujor, pasi shteti ka frikë nga një valë e tretë të COVID-19.
Rreth 21 milionë njerëz në 16 zona të Francës do të vendosen nën masa nga mesnata e së premtes.
Këto masa nuk do të jenë aq të rrepta sa bllokimi i mëparshëm, tha kryeministri Jean Castex.
Franca ka regjistruar më shumë se 35 mijë infeksione të reja brenda 24 orëve të fundit.
Castex tha se një “valë e tretë” e infeksioneve po shihet si goxha e mundshme.
Situata në Paris është veçanërisht shqetësuese me 1.200 njerëz në kujdes intensiv atje, më shumë se sa në kulmin e valës së dytë në nëntor, tha Ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran.
Sipas masave të reja, bizneset jo thelbësore do të detyrohen të mbyllen, por shkollat do të qëndrojnë të hapura.
Njerëzit do të lejohen të ushtrojnë në ambiente të jashtme brenda 10 kilometrave nga shtëpia e tyre dhe nuk lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit nëse nuk kanë një arsye të vlefshme. Ata në zona te prekura do të duhet të plotësojnë një formular për të shpjeguar pse janë larguar nga shtëpitë e tyre.