Franca e çmendur realizon tetë gola ndaj Kazakhstanit, Holanda rrezikon pjesëmarrjen në Botëror
‘Trekolorët’ kanë demoluar Kazakhstanin duke e mposhtur me rezultat 8-0, gjersa Holanda është ndalur me barazim 2-2 pavarësisht se kishin avantazhin prej dy golave dhe tashmë rrezikon edhe pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm.
Golat për Francën erdhën nga një ‘poker’ i Mbappes, një ‘dopietë’ e Benzemas, si dhe nga një gol të realizuar nga Rabiott e Griezmann.
Goli i katërt i Mbappes – VIDEO
Franca me këtë fitore e siguron pozitën e parë në grup me 15 pikë të mbledhura gjersa ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të këtyre kualifikueseve.
Në anën tjetër, kombëtarja holandeze është befasuar nga kombëtarja e Malit të Zi duke përmbysur skuadra vendase rezultatin nga 2-0 në 2-2.
“Tulipanët” po udhëheqnin pas dy golave të realizuara nga Depay në minutat 25′ dhe 54′, vetëm për t’u përmbysur rezultati pas minutës së 80-të, fillimisht me anë të Ilija Vukotic i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 82-të, gjersa katër minuta më vonë sulmuesi Nikola Vujnovic barazoi shifrat në minutën e 86-të për rezultatin 2-2.
Me këtë barazim, Holanda qëndron në pozitën e parë të grupit C me 20 pikë të mbledhura, gjersa Turqia dhe Norvegjia ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 18 pikë.
Në ndeshjet e fundit, Holanda luan si vendase ndaj Norvegjisë, kurse Turqia është mysafire e Malit të Zi.
“Tulipanëve” i duhet së paku një barazim për të siguruar kualifikimin së paku përmes pozitës së dytë, në anën tjetër një humbje potenciale ndaj Norvegjisë dhe një fitore e Turqisë ndaj Malit të Zi do t’i shihte “portokallinjtë” të mbesin jashtë Botërorit të ardhshëm “Katar 2022”.