Franca dhe Danimarka konsiderohen vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19
Gjermania i vlerëson si dy vende me rrezik të lartë të përhapjes së koronavirusit Francën dhe Danimarkën.
Sipas një njoftimi të agjencisë së shëndetit publik, qytetarët e pavaksinuar të këtyre dy shteteve do të futen në karantinë kur të hynë në Gjermani.
Kjo masë do të hy në fuqi nga e diela dhe do të zbatohet edhe për udhëtarët nga Norvegjia, Libani dhe Andora, të cilët janë të pavaksinuar ose që nuk janë shëruar nga koronavirusi.
Ditë më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, bëri thirrje për fleksibilitet në marrjen e masave kundër COVID-19, raporton REL.
Rreth 68.7% e popullsisë është krejtësisht e vaksinuar në Gjermani, më pak se minimumi prej 75% që qeveria dëshironte të arrinte