Fotografia e Hashim Thaçit vendoset prapa Vjosa Osmanit
Seanca plenare e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës nën drejtimin e Vjosa Osmanit si kryetare, ka nisur ndryshe nga herët e tjera.
Seanca ka filluar me këngën “Baresha” të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës.
E posa nisi seanca ndodhi edhe diçka tjetër.
Deputet nga Partia Demokratike e Kosovës kanë vendosur fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçit prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Në fakt, deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku është ai që vendosi fotografinë.
Kjo si shenjë proteste, pasi Osmani kishte zhvendosur fotografinë e Thaçit në zyrën e saj.
PDK-ja kishte thënë se ky ishte veprim i jashtëligjshëm dhe deri tash ka bojkotuar mbledhjet e Kryesisë në shenjë proteste./FaktePlus