FOTO, ky është 41-vjeçari që mbeti i vrarë në Lipjan
Një përleshje me armë zjarri që ndodhi orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka lënë të vdekur një person dhe pesë të tjerë të plagosur. Deri më tani nuk janë bërë të ditur qartë motivet që quan deri te rasti. Ata që njohin nga afër dy familjet kanë thënë se ata nuk kanë pasur më herët telashe mes vete.
Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i kobshëm për dy familje në komunën e Lipjanit.
Mësohet se sherri i zuri familjen Hoxha dhe Jakupi nga Ribari i Madh, shtëpitë e të cilëve janë shumë pranë njëra tjetrës.
Anëtarët e familjeve të fjalë pas një mosmarrëveshje që kanë pasur kanë shkëmbyer edhe zjarr e për pasojë janë plagosur gjashtë persona.
Fatkeqësisht njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’i përballoj plagët e marra nga arma e zjarrit dhe ai ka vdekur.
FaktePlus mëson se i vdekuri është nga familja Jakupi dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bëhet fjalë për 41- vjeçarin, Jeton Jakupi, i cili prej vitesh jeton e punon në Zvicër dhe ai kishte ardhur për pushime para disa ditësh në Kosovë.
Ndërsa aktualisht të gjithë të plagosurit tjerë në Hallaq, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa 3 nga ta janë në gjendje më kritike e që janë duke u operuar, ka thënë Naser Syla, mjek në QKUK.
FaktePlus mëson se në rrezik për jetë është njëri nga anëtarët e familjes Hoxha.
Ndërkaq, Naser Karpuzi, komandant i policisë në Magure, tregoi se motivet e plagosjes që përfundoi me një të vdekur e pesë të plagosur.
“Deri tash kemi marrë informatë se në fshatin Hallaq ka ndodhur një incident në mes të dy familjeve. Sipas informacioneve që kemi, një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të lënduar. Është kryer bastisja nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Motivet janë familjare. Policia po vazhdon hetimet”, tha Naser Karpuzi – komandant në stacionin policor në Magure.
E detaje për rastin kanë dhënë nga Policia e Kosovës qysh në orët e paraditës. Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se njësitet policore e kanë marrë informacionin për këtë rast rreth orës 07:00.
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja në komunën e Lipjanit
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja në komunën e Lipjanit
Julkaissut Fakte + Perjantaina 3. heinäkuuta 2020
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.
Ajo tha se bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.
“ Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.
Ndërkaq edhe më tutje forca të shtuara të Policisë së Kosovës gjenden para Emergjencës së QKUK-së, aty ku po trajtohen të plagosurit e këtij rasti të rëndë./FaktePlus