FOTO| Kurti publikon fotografi nga vizita në SHBA, qytetarët e bëjnë “horë” për takimet e parëndësishme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përfunduar vizitën e gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai nga SHBA-ja ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Pas përfundimit të vizitës në SHBA, Kurti ka publikuar në faqen e tij në Facebook fotografi nga takime të ndryshme, duke e cilësuar vizitën e tij si shumë të frytshme, shkruan Demokracia.com.
Por, në këtë status, ai është bërë ‘horë’ nga qytetarët që e kanë kritikuar për mungesën e takimeve të rëndësishme, posaçërisht për takimin e munguar me presidentin amerikan Joe Biden.
Qytetarët janë tallur me kryeministrin Kurti, duke i kërkuar të publikojë fotografi me presidentin Biden.
Një qytetar i ka thënë Kurtit se i ka shkuar vizita duke takuar shqiptarë.
“Te shkoj vizita tu vizitu te vdekur edhe njerez shqiptar fetar kqyr se ka edhe politikan ne Amerik jo vec Univerzitete dhe njerez te vdekur”. ka komentuar qytetari.
Një tjetër i tha se ka harruar ta publikojë fotografinë me presidentin amerikan Joe Biden.
Edhe një komentues tjetër e ka pyetur Kurtin nëse e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa, një qytetar tjetër, nuk ka harruar ta pyes nëse e ka takuar edhe biznesmenin Gjonbalaj, i cili pati premtuar se do të investojë në Kosovë miliona euro nëse fiton Albin Kurti.
Kryesisht, komentet ishin rreth mungesës së takimit me Biden dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë.