Foto e rrallë: Rugova e Fadil Vokrri krah njërit-tjetrit më 1992
Ish-ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu ka përkujtuar me një foto të rrallë presidentin historik, Ibrahim Rugova, në ditën kur ai do të mbushte 76 vjet.
Arifi ka publikuar një fotografi të rrallë të Rugovës në Stamboll e ku ishte i shoqëruar edhe me të ndjerin Fadil Vokrri.
Fotoja është realizuar para 28 viteve, pra më 1992.
Ndryshe, sot është datëlindja 76-të e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut.