Foshnja dy muajshe viktima më e re nga koronavirusi në këtë shtet
Shënohet viktima më e re e pandemisë së koronavirusit në Tajlandë. Bëhet fjalë për një foshnje dy muajshe, midis 35 personave që vdiqën nga Covid-19, në 24 orët e fundit në Tajlandë.
Sipas medieve vendase, foshnja kishte probleme shëndetësore në zemër.
Tajlanda sot njoftoi 2,473 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në 113,555 që nga fillimi i pandemisë.