Formacionet zyrtare: Skoci – Çeki
Kombëtarja e Skocisë luan sot kundër Çekisë nga ora 15:00, në stadiumin “Hampden Park”.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Grupit D në “Euro 2020”, pjesë e këtij grupi janë edhe Anglia dhe Kroacia.
Të dyja skuadrat zhvillojnë sot ndeshjen e parë në këtë Kampionat Evropian, dhe synojnë ta nisin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Pritet një ndeshje e baraspeshuar, dhe e ‘luftuar’ deri në minutën e fundit.
Formacioni i Skocisë:
Marshall, Cooper, Hanley, Hendry, O’Donnell, Robertson, McTominay, McGinn, Christie, Armstrong, Dykes
Formacion i Çekisë:
Vaclik, Celustka, Coufal, Kalas, Boril, Darida, Jankto, Soucek, Masopust, Kral, Schick.