FMN: Në Kosovë ka shkallë të lartë të papunësisë
Në Kosovë duhet të bëhen reforma të cilat do të ulin shkallen e varfërisë, ikjet nga Kosove dhe të ulin papunësinë.
Kështu ka deklaruar zëvendësdrejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë konferencës se mbajtur për 20 vjetorin e Bankës Qendrorë të Kosovës.
Zhang gjithashtu ka thënë se në Kosovë kemi në shkallë të lartë të papunësi si dhe një pjesëmarrje të ulët te grave në tregun e punës.
“Shkalla e zhvillimi ekonomik është 3-4% është bukur e larte krahasuar me pjesën tjetër te Evropës se zhvilluar, mirëpo tregu i punës vazhdon të mbetet në një shkallë të lartë të papunësi dhe një për shkallë e ulëte e pjesëmarrjes në fuqi punëtorë, veçanërisht e grave”, ka thënë zëvendës drejtori i FMN-së.
Ai gjithashtu ka deklaruar se të ardhurat për kokë banori janë rritur por ende është një hendek i madhe mes Kosovës dhe vendeve tjera të Evropës.
“Te ardhurat për koke banori janë rritur me se shpejti ne Evropë, edhe për ketë përgëzuar por nivel i këtyre është me ulet se sa një mesatare e arsyeshme , kjo pasqyron se është një hendek konkurruese”, ka thënë Tao Zhang.
Banka Qendrore e Kosovës gjatë ditës se mërkurë shënon 20-vjetorin e themelimit të saj me një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”.