Fluks i madh i kosovarëve nisen drejt Shqipërisë, ambasadori tregon a ju kërkohet testi PCR
Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi sqaroise nuk është nevoja e një testi PCR për shqiptarët që duan të futen në Kosovë.
“Si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në drejtim të Shqipërisë për shtetasit Kosovës nuk do të ketë nevojë për teste apo PCR”, u shpreh ambasadori.
Minxhozi foli edhe për marrëveshjet mes qeverisë së Shqipërisë edhe asaj të Kosovës, për të cilat tha se kanë qenë një shtysë e madhe për ekonominë.
“Marrëveshjet nga viti 2014 deri më sot me te gjitha mangësitë që kanë pasur, kanë një qenë një shtysë e madhe sidomos në fushën e ekonomisë”, u shpreh ambasadori.
“Trendi i rritjes së shkëmbimeve ka pasur një rritëm, kjo falë edhe punës së madhe të institucioneve, por duhet ta pranojmë që ende ka burokraci, ende ka qëndrime të dyfishta sidomos në vonesat që bëhen ne transportimin e mallrave drejt Shqipërisë dhe Kosovës”, përfundoi ai.