Florin Krasniqi: Armët i transportuam me aeroplan nga SHBA-ja, 72 tonë i sollëm në Kosovë
Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për transportimin e armëve nga SHBA-të në zonat e luftës në Kosovë. Ai thotë se armët i kishin transportuar me aeroplanë prej aeroporteve të SHBA-së.
“Armët i transportuam me aeroplanë. Ne kishim licensat e gjuetarëve për të i transportuar ato”, tregoi Krasniqi.
“Më kujtohet jnë rast kur na zunë armët në Milano, jo më falni ishte në Zvicër. Aty na ndaluan dhe nuk na lejuan të shkonim tutje. U detyruam të i gjënjenim duke u thënë se i kishim armët për gjueti dhe që nga Tirana po shkonim në Tanzani të gjuanim elefantë”
Tutje ai tregoi se diku 72 tonë armë i kishin sjellë gjithsej në Kosovë.