Florian Dushi organizon tubimin e radhës në Degën e Dytë të LDK-së në Prishtinë
Lidhja Demokratike e Kosovës, respektivisht Dega e Dytë e kësaj partie në Prishtinë, sot organizon një tubim me qytetarë në shkollën “Emin Duraku”, ku do të jetë e pranishme edhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani.
Këtë e ka konfirmuar kandidati për deputet i LDK-së, Florian Dushi, i cili tha se Prishtina është përcaktuar për të mbështetur LDK-në.
“Sonte në orën 19:00, Dega e Dytë e LDK-së – Prishtina II mirëpret Kryeministren Vjosa Osmani. Në këtë tubim do të shpalosen pjesë nga Programi i LDK-së dhe do të bëhet promovimi i kandidatëve të Degës së Dytë të LDK-së për deputetë”, ka shkruar Dushi.