Florian Dushi emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
Kryeministri Avdullah Hoti sot e ka emëruar për zëvendësministër të Drejtësisë, Florian Dushin.
“Sot, sërish, për herën e tretë, sipas propozimit të Degës së Dytë dhe përfundimisht aprovimit nga Kryetari dhe Kryesia e LDK-së, jam emëruar Zv.Ministër në Ministrinë e Drejtësisë nga ana e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti”, ka njoftuar Dushi.
“I vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat ballafaqohet sistemi i drejtësisë në vendin tonë, zotohem publikisht, se do të angazhohem me gjithë qenien time, dijen dhe përvojën, brenda autorizimeve që kemi, që ky sistem, asnjëherë më, të mos prodhojë drejtësi selektive në vendin tonë, por të jetë një sistem vërtetë i drejtë dhe efektiv, i cili qytetarët e vendit tonë i trajton në mënyrë të barabartë, duke mos e veçuar askënd pavarësisht statusit të tij ekonomik, politik apo përgjithësisht, statusit shoqëror dikush mund të ketë”.