Florian Dushi dhe Dega e Dytë e LDK-së, shtylla kryesore e fitores në Prishtinë
Lidhja Demokratike e Kosovës, respektivisht Dega e Dytë e kësaj partie në Prishtinë, dje ka mbajtur një tubim së bashku me kandidaten për kryeministrie Vjosa Osmanin.
Për këtë tubim, kandidati për deputet, Florian Dushi ka shprehur se iu është dhënë mbështetje e madhe për zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai tha se as moti i lig nuk i ka ndalur sipatizantët që të mbështetin LDK-në.
Dushi në facebook ka shkruar se si kryetar i kësaj dege do të kontriboj edhe në të ardhmen për qytetarët. Ai tha se zëri i tyre nuk do të mbetet brenda mureve por që do të ngritet në nivel të Kosovës së bashku me kërkesat e tyre.
Publikimi i plotë i Dushit:
Prishtinë – Dega e Dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës
Pjesëmarrja dhe entuziami i qytetarëve në tubimin e organizuar nga Dega e Dytë e LDK-së – Qyteti i Vjetër në Prishtinë, dëshmojnë më së miri rrugën që kemi zgjedhur dhe mbështetjen plebishitare që presim për Listën e Kandidatëve të LDK-së dhe Kandidatën për Kryeministre Znj. Vjosa Osmani.
As moti i ligë, e as ndryshimi i vendit të takimit nuk i ndalën mbështetësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të marrin pjesë në këtë tubim dhe të mbështesin subjektin tonë në mënyrë masovike.
Si Kryetar i Degës së Dytë, në emër timin dhe në emër të kryesisë së Degës, përulem dhe ju falënderoj të gjithë juve që i’u përgjigjët ftesës sonë për të kontribuar në këtë formë, në rrugën e ndryshimit që kemi marrë së bashku e që do kurorëzohet më 6 Tetor.
Zëri juaj që kumbonte pro ndryshimit gjatë gjithë takimit, nuk do mbetet brenda atyre mureve të hapsirës ku ishim së bashku, do ngritet në nivel të Kosovës për të përcjellur kërkesat tuaja për shpëtimin e Kosovës.