Florent Muslija deklarohet pasi iu bashkua Kosovës
Futbollisti kosovar i Hanoverit Florent Muslija iu bashkua Kosovës dhe nga tani do ta përfaqësojë kombëtaren e Kosovës.
Ai pas prezantimit ka thënë se është i lumtur që iu ka bashkuar Dardanëve dhe që do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë rezultate sa më të mira.
“Jam i lumtur që sot po i bashkohem “Dardanëve”. Do ta jap maksimumin tim që të arrijmë maksimumin në rezultate. Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen”, tha Muslija, në një video prezantim bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Me këtë rast, kreu i FFK-së, u shpreh i lumtur që Florent Muslija iu bashkua Kosovës, i cili do ta ndihmojë Kosovën në arritjen e rezultateve sa më të mira.
“Jam shumë i lumtur që një dardan iu bashkëngjit ekipit tonë të Dardanëve. Ky është Florent Muslija, një futbollist që dihen kualitetet e tij dhe me gëzon fakti që familja e tij dhe ky vet kanë qenë të interesuar që t’i bashkohet Kosovës dhe të jap kontributin e tij që Kosova të arrijë rezultate sa më të mira”, tha Ademi.
Ademi tha se shpreson që edhe talentrët tjerë si Floreni do të zgjedhin kosovën që ta përfaqësojnë në të ardhmen. /FaktePlus