Flet zv.komandanti i Policisë në Pejë, deklarohet për vrasjen e Qerim Kelmendit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Zahaq të Pejës, ndërsa bëhet e ditur se trupi i pajetë i Qerim Kelmendit (ish- ushtar i UÇK-së) është gjetur pas mesnate dhe fillimisht thuhet se është vrarë me armë zjarri pastaj është djegur.
Në orën 01:27 në fshatin Zahaq të Pejës është gjetur e djegur një veturë brenda së cilës ndodhej edhe një person, i cili pas vrasjes ishte djegur, shkruan FaktePlus.
Bëhet fjalë për ish- ushtarin e UÇK-së, Qerim Kelmendin, i cili është luftëtar i orëve të para. E Qerimi është vëlla me Ibrahim Kelmendit, i cili njihet si një prej njerëzve drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë para mediave është deklaruar edhe zëvendëskomandanti i Policisë për Rajonin e Pejës, Veton Elshani.
“Rreth orës 01:30 minuta PK-ja është informuar se në fshatin Zahaq në një rrugë po digjej një veturë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, pra janë njoftuar edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, por pastaj kanë parë se në veturë gjendej një person i pajetë. Rastit i janë përgjigjur policia, Prokurori i Shtetit si edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar edhe vdekjen. Gjatë shikimit të rastit është konstatuar se vetura ishte “Passat” kurse për rastin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet në mënyrë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje”, tha Elshani.
Ndërkaq ai shtoi se për momentin nuk ka diçka për t’u shtuar, por që ekziston mundësia që pati të shtëna me armë zjarri dhe nga këto të shtëna personi në fjalë ka ndërruar jetë.
“Por pa dalë konstatimet e sakta nga raportet e ndryshme s’mund të themi diçka tjetër”, shtoi Elshani.
Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit, kjo është kërkesa e tij