Flet pacienti nga Shqipëria që është drejt shërimit nga koronavirusi: Është sikur të kafshon qeni dhe ik
Çfarë simptomash keni pasur Viktor?- e pyeti Eni Vasili.
“Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik. Dua të falënderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt “- tha Kola.