Flet mbesa e minatorit Haki Arifaj që vdiq sot në Minierën e Novobërdës
Haki Arifaj është njëri nga dy minatorët që mbeti i vdekur sot pas shembjes së dheut në horizontin e pestë në Minierën e Artanës.
Familja Arifaj ka hapur të pamën në fshatin Gllogovc pas lajmit se familjari i tyre ka ndërruar jetë.
Për Klan Kosova, ka folur tash Besarta Arifi, mbesa e të ndjerit, e cila ka treguar se ai përpos bashkëshortes ka lënë tre fëmijë, një vajzë 18 vjeçare dhe dy djem, 16 dhe 7 vjeç.
“Xhaxhai ka punuar në Minierën e Artanës nga viti 2010. Paraprakisht ka punuar si mësimdhënës në shkollën e fshatit, pasi që ka qenë inxhinier i xehetarisë”, është shprehur ajo.
“Familja jeton në kushte mesatarisht të mira”.