Flet babai i vajzës e cila u godit nga vetura në sheshin e Prishtinës, tregon gjendjen e saj shëndetësore
Të dielën e 15 majit, është goditur me veturë një vajzë në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Babai i vajzës, Vërshim Kastrati, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se një vozitës me veturë të tipit BMË pasi e goditi vajzën e tij, iku nga vendi i ngjarjes dhe siç thotë ai ende nuk është arrestuar nga policia.
Por, Kastrati të hënën, në një intervistë të dhënë për emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi”, ka treguar se si është gjendja shëndetësore e vajzës së tij.
“Vajza aktualisht është pakëz më mirë, sepse ka shqetësime emocionale pasi që mosha e saj tregon më së miri se çfarë ka përjetu. Gjithashtu ka edhe ndrydhje të gjymtyrëve, duarve, këmbës, dhe një pjesë tek koka”, tha Kastrati për t7
Për ta shikuar intervistën e plotë, klikoni në video. /GazetaExpress/.