Flet babai i 21 vjeçarit që u rrah rëndë nga një polic i Kosovës, duke i shkaktuar edhe sulm në tru
Një polic i Kosovë është arrestuar për dhunë ndaj një 21 vjeçari në Prishtinë.
Ai është arrestuar nën dyshimet se më më 5 prill në lagjen “Velania” në Prishtinë kishte ushtruar dhunë ndaj një 21-vjeçari duke i shkaktua lëndime serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru, duke humbur vetëdijen, por u shpëtua falë intervenimit të mjekëve të QKUK-së.
Babai i 21 vjeçarit Zenel Beka ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i njëjti polic keqtrajton djalin e tij.
Ai thotë se djali kishte lëndime të mëdha në kokë si pasojë e dhunës.
“Ai e ka goditur në krye. Niher i ka qite sprej masanej i ka sjellë. I ajtë u kanë në krye. I kanë thirrë njësinë speciale të cilët ia kanë tërheqë vërejtjen”, është shprehur ai në Frontal Live.