Flasin nga Specialja, tregojnë skenarët e mundshëm për rastin e Thaçit e Veselit
Prokuroria Speciale, më 24 qershor ka bërë publike aktakuzar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Mirëpo kjo aktakuzë zyrtarisht është ngritur më 24 prill.
Më 24 tetor bëhen gjashtë muaj prej paraqitjes së aktakuzës, datë e cila është afati I fundit për të konfirmuar aktakuzën ose të mbyllet rasti.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të cilët kanë treguar skenarët e mundshëm për rastin e Thaçit e Veselit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Michael Doyle i ka thënë FaktePlus se nëse aktakuza nuk bëhet publike, ajo mbetet sekrete, bashkë me procedurat tjera që janë të ndërlidhura me rastin.
“Nëse aktakuza nuk bëhet publike, ajo mbet sekrete, bashkë me procedurat tjera që janë të ndërlidhura me rastin.”, ka thënë Doyle.
Ai gjithashtu ka treguar skenarët e mundshëm të rastit të Thaçit e Veselit.
“ Në të njëjtën kohë, rregullat parashikojnë disa skenarë që mund të rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar të bëhet publike më vonë se gjashtë muaj pas paraqitjes së saj. Për shembull, rregulli 88 thotë që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë që të mos zbulohet aktakuza e konfirmuar për arsye të sigurisë dhe të shmangen pengesat në procedurë. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar duhet të bëhet publike jo më shumë se paraqitja e parë e të akuzuarit para Gjykatës.”, ka thënë Doyle për FaktePlus. /FaktePlus/