Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e personit të lënduar nga zjarri (Video)
Së paku 6 persona janë lënduar mëngjesin e sotëm për shkak të një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, me ç’rast njëri nga ta po trajtohet në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
E personi rreth 30 vjeçar që mori plagë më serioze nga zjarri ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus e ka konfirmuar mjeku specialist i Emergjencës, Sinan Musliu.
Ai ka treguar për gjendjen e të lënduarit nga zjarri që ka përfshirë një banesë në Ulpianë.
Ai tha se pacienti ka ardhur për shkak te djegies që ka pasuar në dorën e djathtë dhe këmbën e majtë.
“Gjendja e tij është stabile. Ai ka marr terapinë dhe do të transferohet në kirurgji plastike. Nuk është në rrezik për jetë”, ka thënë Musliu.
Flet mjeku Sinan Musliu, tregon gjendjen e personave të lënduar nga zjarri që kaploi banesën në Prishtinë
Gepostet von Fakte + am Freitag, 18. Oktober 2019
Kurse Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka kapluar në mëngjesin e sotëm një banesë në Prishtinë.
Siç ka treguar policia nga ky zjarr ka mbetur i lënduar më seriozisht një person.
Po ashtu bëhet e ditur se me lëndime të vogla janë gjithsej 6 persona.
“Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi). Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti”, thuhet nga policia./FaktePlus