Flamuri i Kosovës krah flamujve të botës në lojërat olimpike në “Minsk 2019”
Presidenti i vendit Hashim Thaçi po merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Europiane në Bjellorusi.
Me të bërë parakalimin edhe ekipi olimpik i Kosovës, Thaçi ka thënë se ndihet krenar që edhe kësaj here flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës, njofton Klan Kosova.
“Krenar me parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Europiane, “Minsk2019”. Edhe kësaj radhe, flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës. Derisa i uroj fat ekipit olimpik, jam i bindur në medaljen olimpike të radhës për Kosovën”, ka shkruar Thaçi. /FaktePlus
Krenar me parakalimin e ekipit olimpik të Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Evropiane, “Minsk2019". Edhe kësaj radhe, flamuri i Kosovës valoi përkrah flamujve të botës. Derisa i uroj fat ekipit olimpik, jam i bindur në medaljen olimpike të radhës për Kosovën. HTH
Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 21. Juni 2019